Loreta Jashari

Aktualisht  mban  pozicionin  e  Ndihmës Inspektorit  pranë  Zyrës  së  Inspektorit  të  Lartë  të Drejtësisë.

Është diplomuar me Titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2001. Në vitin  2016  ka  përfunduar  programin  e  studimeve  me  kohë  të  pjesshme  “Master Profesional në të Drejtën Civile”, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Ka ushtruar për 4 vjet profesionin e Juristes në Sektorin Privat, kryesisht, në hartimin, administrimin dhe kontrollin e dokumentacionit ligjor të shoqërive tregtare, si dhe ka një eksperiencë pune mbi 11 vjet në administratën publike. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 ka punuar si Specialiste në Sektorin e Regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe më pas, në Tetor 2013 është emëruar Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrimit në këtë Institucion. Në Gusht të vitit 2018 është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit të Biznesit dhe Lejeve/Licencave/Autorizimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Zotëron gjuhën angleze