Mimoza Koçiu

Që prej marsit 2020 mban detyrën e Këshilltares për Komunikimin dhe Median në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Znj. Koçiu ka një diplomë në Gjuhë dhe Letërsi Frënge nga Universiteti i Tiranës dhe një diplomë master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Evropian i Tiranës.

Gazetare që nga viti 1998, ajo ka punuar në median vizuale dhe të shkruar, si gazetare politike, autore emisionesh televizive dhe editorialesh.

Ka shërbyer si Zëdhënëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2007 deri në vitin 2012 dhe si eksperte e jashtme për OSBE-në në Shqipëri, nga viti 2009 deri në vitin 2015, duke u përqendruar në pjesëmarrjen e grave në politikë, komunikimin, zgjedhjet, transparencën parlamentare dhe edukimin qytetar.

Znj. Koçiu është konsulente e pavarur për komunikimin dhe median dhe flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht dhe italisht.