Mban pozicionin e Këshilltarit pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar me Medalje Ari, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 2015.
Me rezultate të shkëlqyera përfundon edhe ciklin e dytë të studimeve “Master Shkencor” në të Drejtë Publike, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 2017 si dhe ka marrë titullin Avokat, pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin 2019.
Pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve, nis punën në Kryeministri, ku mbajti pozicione të ndryshme deri në korrik 2020; duke nisur si specialist-jurist pranë Zyrës së Menaxhimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe koordinator-jurist (nëpunës civil) në Departamentin Rregullator dhe të Përputhshmërisë si dhe në Departamentin e Administrimit, Transparencës dhe Antikorrupsionit.
Ka marrë pjesë në një seri konferencash dhe trajnimesh në fushën e drejtësisë dhe është angazhuar si eksperte ligjore në disa projekte të organizatave jo-fitimprurëse për monitorimin e punës së disa gjykatave në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut.
Zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, frënge, italiane dhe spanjolle.