Nertil Kanina

Mban pozicionin Ndihmës Inspektor, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ka përfunduar studimet e larta në drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit Shtetëror Tetovë, Maqedoni, në vitin 2007. Në vitin 2013 ka përfunduar Masterin Shkencor “E Drejta Penale” në Fakultetin e Drejtësisë pranë Institucionit të Arsimit të Lartë “Akademia Profesionale e Biznesit” Tiranë. Në vitin 2014 ka fituar titullin Avokat, dhënë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Mbas diplomimit, Nertil Kanina, është angazhuar si jurist në sektorin privat. Gjatë periudhës

2012 – 2014 ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit Ligjor dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit, Bashkia Tiranë. Më pas vijnë eksperiencat e punës si Jurist në Shtëpinë Botuese të Teksteve Mësimore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve – Ministria e Drejtësisë, Anëtar i Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Tiranë, Jurist pranë Illyrian Guard sh.a – Ministria e Brendshme.

Z. Kanina ka ndjekur dhe është trajnuar në fushën e prokurimeve gjatë periudhës që ka mbajtur detyra në administratë.