Mban pozicionin Ndihmës Inspektor, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar si juriste në vitin 2008, pranë Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Xhenovas, në Itali. Ka marrë titullin “Avokat” pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin 2010.
Ornela Shurdhaj ka një eksperiencë 10 vjeçare në Shqipëri në sektorin rregullator dhe ligjor, në institucione private dhe ato publike. Vitet e fundit ka ndjekur me prioritet zbatimin e një prej objektivave thelbësore, pjesë e reformës në administratën publike që lidhet drejtpërsëdrejti me procesin e hartimit të legjislacionit dhe analizën rregullatore ex-ante të vlerësimit të ndikimit (Regulatory Impact Assessment).
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.