Periand Teta mban prej Tetorit 2022 detyrën e inspektorit jomagjistrat në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ka lindur në Tiranë, më 22.07.1981 dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2004.
Prej 2004-2010, Z. Teta ka punuar pranë Ministrisë së Drejtësisë, fillimisht në strukturat e Drejtorisë Ekonomike dhe Buxhetit dhe më pas në pozicionin e Inspektorit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë. Në 2010-2014, ka qenë anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe konsulent ligjor në kuadër të një sërë iniciativash të shoqërisë civile me fokus të veçantë sistemin e drejtësisë.
Në 2014-2017 ka ushtruar detyrën e Ndihmësit Ligjor, në Gjykatën e Lartë, ndërsa në periudhën 2017-2018 ka ushtruar detyrën e inspektorit pranë Drejtorisë së Inspektimit Gjyqësor, si dhe ka drejtuar Drejtorinë e Hartimit të Akteve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit, në Ministrinë e Drejtësisë.
Në periudhën 2018-2020 ka ushtruar detyrën e Avokatit të Shtetit, ndërsa prej krijimit të ILD e deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit ligjor pranë Kabinetit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Aktualisht Z. Teta është duke ndjekur studimet e Shkollës Doktorale pranë Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa për vite me radhë është angazhuar si pedagog jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
E-mail: Periand.Teta@ild.al