Aktualisht mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar me Titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2000. Në vitin 2005 ka përfunduar kursin trajnues “Për Formimin Profesional të Punonjësve të Policisë të Rolit të Mesëm” në Akademinë e Rendit Publik Arben Zylyftari, Tiranë.
Ka ushtruar për 2 vite profesionin e Juristit pranë Bashkisë Lezhë (2000-2002). Nga viti 2002 deri në vitin 2020 ka ushtruar detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Durrës, Krujë dhe Tiranë.
Së fundmi ka ushtruar funksionin e Shefit të Seksionit të Kartotekës në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Zotëron njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.