Prej Gushtit 2023, mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar me titullin “jurist” në vitin 2013, në fakultetin e Drejtësisë të Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë dhe po aty, në vitin 2018 ka përfunduar studimet Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”.
Znj. Tusha ka ndjekur programet e kurseve të avancuara pasuniversitare në “Antikorrupsioni dhe Parandalimi i Paligjshmërisë në Administratën Publike dhe Ndërmarrje” dhe në “Krimi Informatik dhe Hetimi Digjital” pranë Universitetit të Milanos, Itali.
Nga Dhjetori 2021 zotëron titullin “Avokat”.
Në vitet 2018 – 2021 ka punuar në pozicionin e juristit në sektorin privat, ndërsa në periudhën Prill 2021- Korrik 2023 ka mbajtur pozicionin e Specialistit të Prokurimeve, si dhe të Përgjegjësit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Avokatit të Popullit.