TRE SESIONET E PUNËS SË KONFERENCËS SI SHKËMBIM EKSPERIENCASH MES SHËRBIMEVE TË INSPEKTIMIT TË DREJTËSISË

Konferenca u zhvillua në tre sesione pune, secili i pasuar me pyetje e diskutime nga pjesëmarrësit.

Në sesionin e parë me temë kompetencat, organizimi dhe funksionimi i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, një këndvështrim krahasues moderoi kryetari i Inspektoratit Gjyqësor, Rumani Lucian Netejoru. Vetë Z. Netejoru referoi mbi Inspektoratin Gjyqësor të Rumanisë, format e ndryshme të organizimit, funksionimit dhe marrëdhënia me institucionet e tjera.

“Zhvillimi i inspektimeve dhe procedimi disiplinor i magjistratëve me qëllim rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë në Greqi” ishte tema e referimit të Z. Nikolaos Pipiligkas, Zëvendëskryetar i Gjykatës Supreme për çështjet civile dhe penale “Areios Pagos”, Greqi.

Në këtë sesion pati dy referime nga Inspektoriati i Bullgarisë, konkretisht, “Kompetencat, organizmi dhe funksionimi i inspektorateve përgjegjëse në Bullgari për kontrollin e magjistratëve. Praktika e Inspektoratit bullgar lidhur me deklarimin dhe kontrollin e interesave pasurore të magjistratëve si një garanci për pavarësinë dhe integritetin e tyre me qëllim rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.” nga Inspektorët pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor Bullgari, Znj. Maria Neykova dhe Z. Lyubomir Krumov.

“Inspektimi dhe kontrolli i punës së magjistratëve dhe gjykatave sipas legjislacionit italian. Roli dhe veprimtaria e shërbimeve të inspektimit.” ishte referimi i përgatitur nga Kryetarja e Inspektoratit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Znj. Maria Rosaria Covelli, Itali Diskutime.

Sesioni i dytë me temë “Pavarësia dhe përgjegjshmëria e magjistratëve. Garancitë dhe procedimi disiplinor i magjistratëve.” U moderua nga Z.Vincent Delbos, Gjyqtar, ish Kryetar i Inspektoratit të Përgjithshëm të Francës.

Darian Pavli, Gjyqtar pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut referoi online temën “E drejta e shprehjes së magjistratëve dhe kufizimi i saj sipas kërkesave të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Përgjegjësia disiplinore në këto raste.”

Inspektori Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, Portugali Z. Vitor Manuel Ribeiro, referoi me temën “Përgjegjësia disiplinore e magjistratëve në raport me pavarësinë e tyre”

Znj. Béatrice Del Volgo, Inspektore e Përgjithshme pranë Inspektoratit të Përgjithshëm të Drejtësisë, Francë referoi mbi temën “Hetimi dhe procedimi disiplinor i magjistratëve në përputhje me kërkesat e një procesi të rregullt ligjor sipas kërkesave të nenit 6/1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).”

“Përgjegjësia disiplinore dhe kufijtë e kontrollit të punës së magjistratëve.” ishte tema e referimit të Znj. Emanuela Aliverti, Inspektore pranë Inspektoratit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Itali.

Po në këtë sesion Zëvendëskryetar i Bordit të Inspektimit të Drejtësisë për çështjet administrative, Greqi, Z. Michail Pikramenos referoi mbi “Shërbimi i inspektimit të drejtësisë, ndërmjet pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve”

Sesioni i tretë me temë “Roli i shërbimeve të inspektimit si garantues për mirëfunksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Metodat dhe sfidat e së ardhmes”, u moderua nga Znj. Delphine Agoguet, Magjistrate, Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë, njëkohësisht koordinatore e RESIJ, Francë.

“Zhvillimi i procedurave të kontrollit dhe inspektimit të sistemit të drejtësisë nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja.” ishte tema që u referua online nga Z. Amparo Camazon Linacero, Kryetare i Shërbimit të Inspektimit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, Spanjë dhe Znj. Elena Burgos Herrera, Inspektore Gjyqtare pranë Shërbimit të Inspektimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Spanjë

Znj. Valérie Delfosse, Kryetare e Komisionit Frankofon përgjegjës për kontrollin e magjistratëve pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Belgjikë referoi mbi temën “Roli i shërbimeve të inspektimit, si një garant i mirëfunksionimit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë në përputhje me legjislacionin dhe praktikat më të mira evropiane.”

Sesioni I tretë u mbyll me referimin e Z. Vincent Delbos, Gjyqtar, ish Kryetar i Inspektoratit të Përgjithshëm të Francës/Këshilli i Evropës “Kalimi nga organet inspektuese të bazuara në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (inspektime ndaj magjistratëve) në shërbimet përgjegjëse për vlerësimin e cilësisë dhe performancës së gjykatave (inspektimet e bazuara në gjykata). Disa mësime nga projektet në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe më gjerë. Metodat dhe sfidat e mundshme përpara për shërbimet e inspektimit gjyqësor.”