Mban pozicionin Këshilltar në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë) me titullin Jurist në Universitetin Ismail Qemali, në vitin 2009. Ka marrë titullin Avokat, pranë Dhomës Kombëtare te Avokatisë në vitin 2011. Ka marrë titullin Avokat Shteti në vitin 2019.
Në vitet 2011-2014 ka punuar si Avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Vlorë. Më pas, nga janari 2015 deri në qershor 2019 ka qenë Këshilltar në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interesave në Republikën e Shqipërisë. Prej qershorit 2019 deri në mars 2020, zoti Gjylbegu ka ushtruar detyrën e Avokatit të Shtetit pranë Avokaturës së Shtetit, Zyra vendore, Vlorë. Nga marsi 2020 ushtron detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.
Lidhur me fushën e veprimtarisë së pozicioneve që ka mbajtur, ka qenë pjesë e trajnimeve të vazhdueshme në fushën e përfaqësimit në sistemin gjyqësor, pranë Shkollës së Magjistraturës.
Zotëron njohuri të mira të gjuhës angleze dhe greke.