Prej Marsit 2020 mban postin e këshilltares për komunikim dhe media në kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar për gjuhë-letërsi frënge në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1993.
Në vitin 2011 ka përfunduar studimet master i nivelit të dytë për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Evropian të Tiranës.
Prej vitit 1998 ushtron profesionin e gazetares në median vizive, si gazetare e politikës e më pas autore e një emisioni të përjavshëm politik, ndërsa në median e shkruar, përmes editorialeve.
Prej 1998 – 2003 ka punuar në Bashkinë Pogradec, si përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun e me jashtë dhe më pas si anëtare e Këshillit Bashkiak.
Në periudhën 2007-2012 ka qenë zëdhënëse e Presidentit të Republikës.
Prej 2009-2015 ka punuar si eksperte e jashtme e prezencës së OSBE në Shqipëri, në projekte për rritjen e rolit të grave në vendimmarrje, komunikimin, transparencën e parlamentit dhe edukimin qytetar e demokratik tek të rinjtë.
Ka marrë pjesë në trajnime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e medias, institucioneve, demokracisë e shtetit të së drejtës.
Zotëron gjuhët anglisht, frëngjisht dhe italisht.