Mban pozicionin Ndihmës Inspektor, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2007 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Studimet pasuniversitare i ka kryer në të Drejtë Biznesi pranë Universitetit “Marin Barleti”, Tiranë. Në vazhdim është kandidat për doktorant pranë Departamentit Publik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Në vitet 2008 – 2012 ka punuar pranë Sektorit Bankar, si Specialist në Departamentin Juridik dhe Sektorin e Ekzekutimit të Kredive me probleme. Në vitet në vijim ka ushtruar profesionin e lirë si Avokat si dhe është aktivizuar në mësimdhënie si pedagog pranë Departamenteve Publike në Universitete të ndryshme Publike, deri në vitin 2016 ku është emëruar në pozicionin Jurist, pranë Gardës së Republikës së Shqipërisë, Ministria e Brendshme.
Vitet e fundit ka eksperiencë në sektorin privat të hidrokarbureve duke mbuluar të gjitha aspektet ligjore të shoqërive private, nisur nga dokumentacioni ligjor, çështjet e ndryshme gjyqësore si dhe procedurat e prokurimit publik.