Aktualisht mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar me Titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2001. Në vitin 2016 ka përfunduar programin e studimeve me kohë të pjesshme “Master Profesional në të Drejtën Civile”, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Ka ushtruar për 4 vjet profesionin e Juristes në Sektorin Privat, kryesisht, në hartimin, administrimin dhe kontrollin e dokumentacionit ligjor të shoqërive tregtare, si dhe ka një eksperiencë pune mbi 11 vjet në administratën publike. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 ka punuar si Specialiste në Sektorin e Regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe më pas, në Tetor 2013 është emëruar Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrimit në këtë Institucion. Në Gusht të vitit 2018 është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit të Biznesit dhe Lejeve/Licencave/Autorizimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Zotëron gjuhën angleze