Mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ka kryer studimet e larta në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit “Democritus”, Greqi.
Në vitin 2010, ka përfunduar studimet Master në profilin e “E drejtë Evropiane dhe Ndërkombëtare”, pranë Universitetit Evropian të Tiranës. Në vitin 2012, ka fituar titullin “Avokat”, dhënë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Ka eksperiencë të gjatë si juriste si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Ka punuar si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale. Nga viti 2014-2020, ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Sektorit Juridik, pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Gjatë karrierës së saj profesionale ka kryer një sërë trajnimesh për nëpunësit e administratës publike, të organizuara në bashkëpunim me prezencën e institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë.
Zotëron gjuhët e huaja anglisht, italisht dhe greqisht.