3 VJET ILD, MË SHUMË LEHTËSI PËR ANKUESIT

Lehtësimi i procesit të ankimimit mbetet një prioritet konstant i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në tre vite ekzistencë institucioni është përpjekur në vazhdimësi të qartësojë këtë proces, përmes publikimit të një formulari tip ankese në faqen zyrtare të internetit, i cili mund të dërgohet në tri mënyra: online, me postë ose personalisht. Po në faqe gjendet edhe një udhëzues për plotësimin e tij, si dhe një model i plotësuar ankese.

Duke patur në vëmendje të posaçme marrëdhënien me qytetarët, si një mënyrë për t’u përmirësuar dhe rritur besimin e publikut tek institucioni ynë, prej disa muajsh kemi vendosur një mënyrë direkte komunikimi, përmes një ankete të publikuar në faqen tonë mbi punën e institucionit. Përgjigjet që marrim janë një element shumë i cmuar për të orientuar punën tonë në vazhdim.

Bazuar në përgjigjet e marra deri tani, kemi vendosur të rishikojmë mënyrën e informimit të qytetarëve për mënyrën sesi mund të ankohen për shkeljet e gjyqtarëve e prokurorëve. Pyetjet që na drejtohen më shpesh nga qytetarët por edhe media, po i sjellim publikisht me përgjigjet përkatëse në rubrikën e ankesave, si një mënyrë për të qartësuar në mënyrë sa më shteruese gjithë procesin e ankimimit pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Linku i pyetjeve të shpeshta për ankesat 

Ju ftojme të na jepni mendimin tuaj për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke plotësuar anketën:

Anketa