METANI INFORMON KOMISIONIN E LIGJEVE MBI PUNËN E ZYRËS SË ILD-SË PËR VITIN 2022

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani paraqiti para Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, raportin vjetor të punës së institucionit gjatë vitit 2022.

Në fjalën e tij, z. Metani u ndal tek niveli i zbatimit të 11 rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2022, përmes një sinteze të nivelit të zbatimit të tyre, me përmbushjen e 9 rekomandimeve dhe 2 të tjerave në proces.

Më tej z. Metani u ndal në disa nga momentet kyce të ecurisë së punës gjatë vitit 2022, në drejtim të verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor, inspektimeve tematike, bashkëpunimit institucional e ndërkombëtar, transparenca, arritjet dhe prioritetet për vitin 2023.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Komisionit mbi aspekte të ndryshme të veprimtarisë së ILD-së.

Lexoni Raportin e plotë të punës së ILD-së për vitin 2022