NJOFTIM

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë informon qytetarët, se edhe gjatë muajit gusht, nuk e ndërpret punën, sa i takon procesit të administrimit të ankesave të qytetarëve apo institucioneve.

Anëtarë të ekipit të Zyrës së Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun do vazhdojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve, si zakonisht, çdo ditë pune nga e hëna në të premte, prej orës 09.00 deri në orën 14.00.

Njëlloj edhe punonjës të Sektorit të Arkiv-Protokollit do të jenë në krye të detyrës për administrimin e komunikimeve shkresore me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.