Prej korrikut 2023 mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Z. Sako i është bashkuar Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në muajin nëntor 2020, si përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme, në analizë dhe përgatitje të projekt-urdhrave dhe projekt-udhëzimeve dhe organizimin e punës në institucion duke analizuar kërkesat dhe nevojat e institucionit.
Është diplomuar me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin “La Sapienza” Romë Itali, në vitin 2010.
Në vitin 2012 ka marrë titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Me një eksperiencë disa vjecare, z. Sako e ka ushtruar profesionin e avokatit si person fizik, kryesisht në fushën ligjore të shoqërive tregëtare, të çështjeve civile dhe penale, të procedurave administrative, por edhe si administrator i Studio Ligjore “Juris Consulting” shpk, Tiranë.
Në nëntor 2015 emërohet “Jurist” në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Dega Rajonale Fier, e më pas pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Fier/Vlorë /Gjirokastër në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit. Ka eksperiencë në përfaqësimin ligjor, zhvillimin dhe mbrojtjen e procedurave administrative ligjore, procedurave të prokurimit publik, të sistemit HRMIS.
Lidhur me fushën e veprimtarisë së pozicioneve që ka mbajtur, ka qenë pjesë e trajnimeve të vazhdueshme në fushën e përfaqësimit gjyqësor, prokurimit publik, të politikave ligjore të BE-së, etj.
Zotëron njohuri të mira të gjuhës italiane, angleze dhe greke.