Me përfundimin e rikonstruksionit të godinës, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë rikthehet në ndërtesën e vet, në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Godina nr. 13, Tiranë.
Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin, mbi ndikimin që do ketë procesi i transferimit në oraret e pritjes e komunikimit, deri në stabilizimin e plotë të stafit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Në vijim, oraret për komunikimin me qytetarët që duan informacion apo të paraqesin ankesë pranë ILD-së mbeten të pandryshuara. Ekipi i Zyrës së ankesave do i mirëpresë cdo ditë pune nga ora 09.00 – 14.00.