Arlind Lugji

Arlind Lugji mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë prej korrikut 2025.

Është diplomuar me titullin “Jurist” në vitin 2010 në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Aktualisht po kryen studimet master në studime evropiane në Centre International de Formation Européenne (CIFE), në Berlin.

Me mbarimin e studimeve në periudhën 2010-2014, z. Lugji ka punuar si jurist pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Ministrinë e Drejtësisë. Në periudhën 2014-2017, jurist në drejtorinë juridikë të “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” Sh.a.Tiranë.

Si ekspert ligjor e menaxher projektesh, ai është angazhuar me projekte Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2015-2021), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (2017), Prezenca e OSBE-së në Shqipëri (2019), Fondacioni për Autonomi dhe Qeverisje Lokale (2019-2020)

Në periudhën 2020-2024, z. Lugji ka mbajtur detyrën e këshilltar ligjor pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, ndërsa në korrik-shtator 2024 ka shërbyer si këshilltar ligjor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ai ka marrë pjesë në trajnime, seminare e kurse akademike brenda e jashtë vendit në fushën e të drejtës, lidershipit e të drejtat e njeriut dhe është autor i një dokumenti politikash mbi qeverisjen vendore.

Flet gjuhën angleze dhe frënge.