RAPORTIMI VJETOR I ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani bëri raportimin para komisionit parlamentar Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mbi punën e zyrës së ILD-së për vitin 2020. Në fjalën e tij para deputetëve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë paraqiti rrugëtimin e Institucionit që, duke qenë krejt i ri, u ngrit nga e para, si me burime njerëzore ashtu edhe infrastrukturë. Z.Metani tha se me vetëm një inspektor-magjistrat, të komanduar nga ish-KLD, zyra e Inspektorit të Lartë ka arritur të prodhojë rezutate që janë të prekshme, ndërsa evidentoi nevojën që ka institucioni që drejton për inspektorë magjistratë gjyqtarë për hetimin disiplinor.

Për të ndjekur raportimin e plotë, klikoni mbi video.