MESAZH I INSPEKTORIT TE LARTE TE DREJTESISE NE 2 VJETORIN E KRIJIMIT TE INSTITUCIONIT

Sot bëhen 2 vjet nga krijimi i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Janë 2 vite me përpjekje të përditshme për ngritjen e një institucioni publik dhe standardeve burokratike demokratike të funksionimit të tij, për krijimin e praktikave më të mira të komunikimit, transparencës, aksesit të qytetarëve.

Njëherazi, kanë qenë 2 vite, edhe pse me mungesa burimesh njerëzore, me dinamikë në rritje të praktikave të trajtuara dhe të standarteve të inspektimit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Procedimet disiplinore të kryera, trajtimi në rritje i ankesave të qytetarëve, transparenca e vendimmarrjes dhe jetës institucionale të ILD-së, janë tashmë standarde të vendosura pune.

Për ILD-në, mbetet vizion i pandryshuar gjetja e një balance mes respektimit të pavarësisë së magjistratëve dhe interesit publik për administrimin e drejtësisë.

Kultura e pandëshkueshmërisë është një standard që nuk vendoset për një vit apo për 2 vite, por ditë pas dite, me krijimin e praktikave solide profesionale, të cilat synojnë zëvendësimin e saj me një kulturë të re, atë të integritetit profesional e moral të magjistratëve.

Tani është koha që brenda sistemit gjyqësor kultura e integritetit profesional e moral, të lerë pas interesat kundër drejtësisë.

Nuk është e lehtë, por as e pamundur.