Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile, që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, për të hedhur hapa të një bashkëpunimi të vazhdueshëm për monitorimin e punës së zyrës së ILD-së, si dhe për dhënien e përvojës dhe mendimeve, lidhur me ecurinë e punës dhe sfidat e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Në takim morën pjesë zj. Erida Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit; z. Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike; z. Ardian Dhima nga Instituti për Studime Politike dhe Ligjore; z. Ardian Hackaj nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zj.Ina Xhepa nga Qendra Europiane.
Në fjalën e vet Inspektori i Lartë i Drejtësisë vuri në dukje se i konsideron organizatat e shoqërisë civile, si një mekanizëm shumë i fortë monitorues i punës së institucioneve, e posacërisht ILD-së, i testuar me marrjen e mendimeve në kuadër të hartimit të Planit Strategjik e Planit të Veprimit të punës së institucionit. Z. Metani tha se synon ta vijojë këtë përvojë përmes krijimit të një mekanizmi bashkëpumi të vazhdueshëm për monitorimin e punës së ILD-së, nën vizionin se transparenca e vendimmarrjes dhe aksesi në ILD janë një dimension shumë i rëndësishëm i punës së institucionit në një shoqëri demokratike.