INSPEKTORË TË ILD SHKËMBIM EKSPERIENCE ME HOMOLOGËT RUMUNË

Gjatë vizitës së punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Metani në Bukuresht, delegacioni që e shoqëron, inspektorë dhe anëtarë të kabinetit po zhvillojnë disa sesione shkëmbim eksperience me inspektorët gjyqtarë e prokurorë rumunë në zyrat e Inspektoratit Gjyqësor të Republikës së Rumanisë.

Inspektimi tematik dhe hetimi disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, në të gjitha fazat e tij, praktikat më të mira të punës, legjislacioni përkatës dhe sfidat e këtij procesi ishin në fokus të komunikimit mes homologëve shqiptarë dhe rumunë.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar gjatë kësaj vizite nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani dhe homologu rumun Netejoru parashikon projekte të përbashkëta dhe vizita studimore dhe shkëmbim eksperience e informacioni lidhur me praktikat më të mira të punës për zhvillimin me sukses të aktivitetit të inspektorateve të drejtësisë në Shqipëri dhe Rumani.