Elena Pelushi

Prej prillit 2026, znj. Elena Pelushi mban funksionin e Zëvendësinspektores së Lartë të Drejtësisë. Prej shkurtit 2021, ajo ka ushtruar detyrën e Inspektores Magjistrate pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ku u komandua me mandat pesëvjeçar. Në shkurt 2026, ajo u rikomandua për një mandat të dytë pesëvjeçar si Inspektore Magjistrate.

Znj. Pelushi ka kryer studimet e larta për drejtësi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1999 dhe më tej, në vitin 2002 ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, profili Prokuror. Prej vitit 2001-2021 znj. Pelushi ka qenë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Gjatë ushtrimit të funksionit si Prokurore, ajo është angazhuar në një sërë trajnimesh të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, Prokuroria e Përgjithshme dhe institucione/organizma të tjerë të ndryshëm kombëtarë apo ndërkombëtarë.

Njeh dhe zotëron gjuhën frënge, italiane dhe angleze.