NJOFTIM

Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton se duke nisur nga data 10/3/2020 shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e ILD-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese për mospërhapjen e COVID-19 (Coronavirusi i ri) në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Deri në një njoftim të dytë, ankesat mund t’i dorëzoni nëpërmjet postës ose mund t’i dërgoni me email në adresën: info@ild.al.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!