Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti sot në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Guusje Korthals Altes.
Metani e njohu ambasadoren me punën dhe sfidat e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, angazhimin për t’iu përgjigjur ankesave të qytetarëve dhe institucioneve dhe synimin për të kontribuar për një drejtësi me standarde. Ambasadorja Guusje Korthals Altes e siguroi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për mbështetjen e Holandës në punën e institucionit më të ri kushtetues të drejtësisë.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës ndanë qëndrimin se puna e këtij institucioni është pjesë e sfidës për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, në funksion edhe të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.