ILD OFRON SISTEMIN E ANKESAVE ONLINE

Për të gjithë qytetarët e interesuar për të paraqitur një ankesë ndaj cdo magjistrati në Republikën e Shqipërisë, përfshi anëtarët e KLGJ, KLP dhe Prokurorin e Përgjithshëm, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ofron shërbimin e ankesës online. Formulari elektronik gjendet në faqen tonë zyrtare. Për t’ju ardhur në ndihmë në plotësimin e tij, shikoni udhëzuesin përkatës. Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën info@ild.al, në rrugë postare, ose të paraqitet dorazi pranë zyrës së ILD. Stafi i zyrës juridike dhe ankesave pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mund t’ju asistojë në plotësimin e formularit nga e hëna në të premte, nga ora 10.00 deri në orën 13.00.
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, (në krah të Pallatit të Kongreseve), Tiranë.