PËRPUNIMI STATISTIKOR I ANKESAVE NË KOHË REALE, SFIDA E RE E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë po konsolidon procesin e trajtimit të ankesave/cështjeve në institucion, më qëllim sigurimin e informacionit transparent dhe në kohë reale, që do i shërbejë lehtësimit të procesit të analizimit dhe raportimit periodik të institucionit.
Gjatë një takimi pune me ekipin e inspektorëve, ndihmës inspektorëve, Sekretarin e Përgjithshëm, kabinetin dhe nëpunës të administratës u bë prezantimi i paketës së dokumentacionit për grumbullimin dhe përpunimin e informacionit statistikor lidhur me shqyrtimin e ankesave.
Në fjalën e tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani theksoi se grumbullimi i informacionit statistikor duhet të prodhojë analizë të plotë mbi problematikat që dalin nga shqyrtimi i ankesave, me qëllim rritjen e standardeve të punës. Z. Metani u shpreh se Zyra e ILD-së synon ngritjen dhe forcimin e praktikave e standardeve më të mira të punës, për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe eficencës së cdo sektori të institucionit.
Pjesë e paketës së dokumentacionit për grumbullimit dhe përpunimin e informacionit statistikor lidhur me shqyrtimin e ankesave është edhe Platforma e regjistrimit (Aplikacioni Lists), e cila siguron regjistrimin në kohë reale të informacionit të ankesave/cështjeve kryesisht, sigurimin e transparencës dhe aksesit gjatë fazave të shqyrtimit të tyre, për të gjitha strukturat e përfshira në proces, grumbullimin e informacionit të plotë statistikor në bazën e të dhënave me qëllim përpunimin, analizimin dhe përgatitjen e raporteve, buletineve periodike etj.