Mbi marrjen e masave administrative dhe procedurale në kuadër të zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm nr. 12, datë 20.07.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i ndryshuar. Inspektim i kryer në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe të Apelit Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, për periudhën 1.10.2020-31.03.2021.

Mbi respektimin e kushteve dhe kritereve për caktimin e masave të sigurimit personal për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Inspektim i kryer në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për periudhën 01.01.2021-01.07.2021.