Artur Metani
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Artur Metani është Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 2/2020, me 98 vota pro.
- +355 42217217
- info@ild.al
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit“, Godina nr.13, Tiranë
“Kthimi i besimit të publikut tek drejtësia ishte dhe mbetet motivi, që justifikoi ndërmarrjen e një reforme kaq të thellë në sistem dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, synon përmbushjen e këtij misioni. Personalisht, dua që kur të më mbarojë mandati, të largohem me mendimin që u mundova dhe bëra diçka për këtë vend, vura gurin tim në murin e madh të zhvillimit të Shqipërisë.”
Artur Metani
Ndiqni Inspektorin e Lartë të Drejtësisë:
Edukimi
+ Universiteti i Tiranës, 1996
Fakulteti i Drejtësisë, Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, Jurist.
+ Universiteti i Europës Qendrore, 1997
Master i Shkencave në të Drejtën Kushtetuese të Krahasuar. Universiteti i Evropës Qendrore, Budapest, Hungari– Departamenti i Studimeve Ligjore.
+ Universiteti i Utah, 1998
Diplomë Postmaster në të Drejtën e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore. Universiteti i Utah, SHBA – Kolegji i Drejtesisë.
+ Universiteti i Tiranës, 2011
Fakulteti i Drejtësisë, doktorant.
Vlerësime dhe Publikime Profesionale
+ Medalje e Presidentit të Republikës “Për merita të veçanta civile”, 2007
Me motivacionin “Për ndihmesë të veçantë në realizimin me nivel të lartë të detyrave të ngarkuara nga Institucioni i Presidentit të Republikës” (Nr. Dekreti 5427, 23.07.2007).
+ Bashkëautor, 2019
Komentar mbi ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Botues: Këshilli i Evropës.
+ Bashkëautor, 2018
“Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit”. Botues: Kryeministria.
+ Bashkëautor, 2006
“On the road to the EU” – Monitoring equal opportunities for women and men in South Eastern Europe, (Albania)”. Botues: Open Society Institute Network woman’s Program
Karriera
+ Inspektor i Lartë i Drejtësisë
20 Janar 2020 e në vazhdim.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një institucion i pavarur kushtetues dhe është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
22 Tetor 2018 – 20 Janar 2020
Përgjegjës për drejtimin, organizimin, mbikëqyrjen dhe mirëfunksionimin e insitucionit të Avokaturës së Shtetit; për miratimin e rregullave të posaçme për unifikimin e praktikave të këshillimit, përfaqësimit dhe ndërmjetësimit, të ndjekura nga avokatët e shtetit; përfaqësim të Republikës të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e agjentit qeveritar, etj.
Tetor 2018 – Janar 2020
Këshilli drejtues drejton dhe kontrollon veprimtarinë akademike dhe administrative të shkollës së magjsitraturës për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të ngarkuara me ligjin nr.115/2016.
Nëntor 2017 – Tetor 2018:
Përgjegjës për shqyrtimin dhe vlerësimin e procesit të hartimit të legjislacionit dhe të akteve të Këshillit të Ministrave, të raporteve paraprake të ndikimeve ekonomiko-financiare dhe rregullatore, si dhe për koordinimin e punëve në funksion të mbarëvajtjes dhe garantimit të legjitimitetit të veprimtarisë së Këshillit të Ministrave; përgjegjës për koordinimin e procesit të vlerësimit të ndikimit për propozimet e paraqitura për t’u përfshirë në Planin e Përgjithshëm Analitik të Akteve, për programimin e akteve dhe monitorimin e tyre.
Janar 2017 – Tetor 2018
Organ konsultativ i Këshillit të Evropës për të asistuar në zhvillimet demokratike, kushtetuese dhe ligjore në vendet anëtare të Këshillit të Evropës.
Nëntor 2013 – Nëntor 2017
Përgjegjës për shqyrtimin dhe vlerësimin e procesit të hartimit të legjislacionit dhe të akteve të Këshillit të Ministrave, të raporteve paraprake të ndikimeve ekonomiko-financiare dhe rregullatore, si dhe për koordinimin e punëve në funksion të mbarëvajtjes dhe garantimit të legjitimitetit të veprimtarisë së Këshillit të Ministrave; përgjegjës për koordinimin e të gjithë procesit të monitorimit të legjislacionit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, përfshirë aktet nënligjore dhe rregullatore; përgjegjës për koordinimin e të gjitha politikave të kontrollit të brendshëm dhe antikorrupsionit në nivelin qendror dhe vendor të qeverisjes.
Maj 2002 – Korrik 2012
Përgjegjës për dhënien e këshillimeve dhe opinioneve ligjore, Presidentit të Republikës, rreth kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të firmosura nga Presidenti, të korrespondencës ligjore me institucionet ose individët; përfaqësim të Institucionit të Presidentit në Gjykatën Kushtetuese dhe në sistemin gjyqësor.
2011 – 2013
Përgjegjës për ofrimin e ekspertizës ligjore për Delegacionin e Bashkimit Evropian, mbi zhvillimet në Shqipëri, në lidhje me Kushtetutën e Republikës, institucionet shtetërore, marrëdhëniet mes institucioneve të pavarura, proceset zgjedhore dhe çështje të tjera të lidhura ligjore.
+ Konsulent Ligjor
Gusht 2012 – Dhjetor 2012
Përgjegjës për monitorimin sasior dhe cilësor të Objektivave Strategjike të Strategjisë së Drejtësisë, në kuadër të projektit: “Monitorimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në funksion të nxitjes së reformës në sistemin e drejtësisë”, një projekt i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)
Dhjetor 2011 – Prill 2012
Përgjegjës për studimin, përgatitjen dhe përshtatjen të 25 rasteve studimore, në kuadër të projektit “Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Respektimi i Jetës Private dhe Familjare në Shqipëri” (Neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut).
Maj 2011 – Dhjetor 2011
Përgjegjës për hartim ekspertize ligjore mbi imunitetin e gjyqtarëve në Shqipëri. Raporti, në kuadër të projektit “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, përshkruan historikun e imunitetit të gjyqëtarëve në Shqipëri, ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin e Procedurës Penale, intepretime gjyqësore, etj., një projekt i EURALIUS
+ Anëtar i Këshillit të Prokurorisë
2005 – 2008
Organ konsultativ i Prokurorit të Përgjithshëm për shqyrtimin e vlerësimit të punës, dhënie mendimi për shkeljet e kryera nga prokurorët, etj.
+ Anëtar i Këshillit të Avokaturës së Shtetit
2005 – 2006
Këshilli ushtronte funksionet e komisionit displinor për Avokaturën e Shtetit, miratonte rregullat e punës dhe kriteret për shpërndarjen e çështjeve, etj.
Janar 2005 – Shtator 2006
Përgjegjës për hartim ekspertize ligjore për aspekte të ndryshme të sistemit të drejtësisë penale në Shqipëri, për projektin “Misioni ndihmues i Policisë së Komunitetit Evropian në Shqipëri”.
2001 – 2016
Veprimtar në drejtim të promovimit, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
1998 – 2008; 2012 – 2013
Përgjegjës për përgatitjen e seminareve dhe leksioneve (për disa grupe) në disiplinën e së drejtës kushtetuese shqiptare, parë në këndvështrim krahasues, përfshirë studimin e sistemeve politike, sistemit normativ dhe të drejtat themelore të individit.
Shkurt 1999 – Maj 2002
Përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të programit të Drejtësisë, me qëllim përmirësimin e standardeve ligjore, ekonomike, sociale të Shqipërisë, për zhvillimin e vendit dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian, nëpërmjet zbatimit dhe koordinimit të projekteve në fushën e edukimit ligjor dhe sistemit të drejtësisë.
+ Stazhier
Nëntor 1997 – Maj 1998
Përgjegjës për kërkime dhe analiza për çështje te Lojrave Paraolimpike, probleme te lindura nga normat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe zbatimi i tyre në Lojrat Paraolimpike. (pranë Komitetit organizator të Lojrave Olimpike Dimërore 2002 në Salt Lake City, Utah, SHBA)
+ Stazhier
Nëntor 1997 – Maj 1998
Përgjegjës për vëzhgimin e praktikës ligjore, si dhe realizimin e një serie aktivitetesh, si takime me klientë dhe ekspertë, takime dhe negociata me palët kundërshtare, pjesëmarrje në seanca gjyqësore, kërkime ligjore, përgatitje dokumentash ligjore, etj. (pranë Zyrës Ligjore ‘PARSONS, BEHLE & LATIMER’ në Salt Lake City, Utah, SHBA)