Marrëveshje Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Për rritjen e bashkëpunimit midis Shkollës së Magjistraturës dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në fusha me interes të përbashkët. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit "Luigj Gurakuqi" Për thellimin dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e drejtësisë, që kanë për synim konkretizimin e mandatit të palëve me iniciativa të përbashkëta. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave Për mundësim të zbatimit të legjislacionit në fushat përkatëse, realizimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në drejtim të shkëmbimit të informacioneve mbi verifikimin e pasurisë, si dhe rastet e hasura në kushtet e konfliktit të interesave, të gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Për bashkëpunim në çdo kohë për thellimin dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e drejtësisë, duke ndërmarrë iniciativa me interes të përbashkët. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Zyres së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë Për zhvillimin e një kuadri bashkëpunimi për thellimin dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e drejtësisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik e transparencën në raport me kompetencat e misionin e ILD-së. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Shtetit të Greqisë Për forcimin e bashkëpunimit dhe në interesin e përbashkët për garantimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, të drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjen e interesit publik. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë (ILD) dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës Për zhvillimin e iniciativave dhe programeve të përbashkëta për thellimin e shkëmbimin e njohurive në fushën e drejtësisë Memorandum mirëkuptimi me Ministrinë Italiane të Drejtësisë, deleguar Drejtuesit të Inspektoratit të Përgjithshëm Për të fuqizuar marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe shkëmbyer praktikat më të mira, në kuadër të realizimit të procedurave të inspektimit dhe hetimit disiplinor ndaj magjistratëve. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile Marrëveshje për monitorimin dhe rritjen e performancës së ILD Memorandum mirëkuprimi mes Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Inspektoratit Gjyqësor të Republikës së Rumanisë Mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e përmirësimit të dhënies së drejtësisë Memorandum mirëkuprimi mes Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Inspektoratit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Republikës së Bullgarisë Mbi shkëmbimin e praktikave të punës Marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme Për kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike dhe për shkelje individuale të magjistratëve/prokurorë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm. Memorandum mirëkuptimi me Albanian-American Development Foundation Për zbatimin e programit të lidershipit “LEAD Albania”