Znj. Albana Idershai, aktualisht është emëruar në pozicionin Drejtor, Drejtoria e Analizës dhe Standardeve pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Më parë znj. Idershai ka mbajtur detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Para se t’i bashkohej ILD, ka mbajtur pozicionit të Drejtorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) që prej janarit të vitit 2022.
Znj. Idershai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë Kontabilitet. Gjithashtu znj. Idershai ka përfunduar edhe studimet larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë.
Ajo ka një eksperiencë të gjatë në Administratën publike, fillimisht pranë INSTAT, në Ministrinë e Drejtësisë si dhe në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Ajo është bashkëautore dhe koordinatore në disa botime si: “Buletinet statistikore 2002, 2003, 2004, 2005”. Gjatë periudhës 2008-2015 ajo ka mbajtur pozicionet e punës fillimisht si koordinator projekti dhe më pas Drejtor Ekzekutiv pranë ASET (Albanian Socio – Economic Think Tank).
Para se t’i bashkohej SASPAC, ka patur detyrën e Drejtorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) për një periudhë prej 6 vitesh.
Gjatë kësaj periudhe ajo ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme lidhur me menaxhimin financiar si dhe në forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore.
Gjithashtu ajo ka përvojë të konsiderueshme në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve të ndryshme nga donatorë që operojnë kryesisht në sektorin e mjedisit por edhe me karakter social – ekonomik si ato në fushën e migrimit, zhvillimin ekonomik, qeverisjen qëndrore dhe vendore etj.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ka qënë e përfshirë në shumë projekte kërkimore duke punuar edhe si trainer në programe të ndryshme trajnimi me fokus kryesor çështje social – ekonomike, statistikore etj.
Përvoja akademike disa vjeçare si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Ekonomik dhe disa universiteteve jopublike janë një tjetër element i rëndësishëm i karierës profesionale të saj.