Alma Tafani

Mban pozicionin e Inspektorit jomagjistrat pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ka lindur në Elbasan, më 12.06.1963 dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1985.

Në vitet 1985-2000, znj. Tafani ka mbajtur disa detyra: hetues, Zv. Kryetar hetuesie pranë Hetuesisë Elbasan; Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe Zv. Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Librazhd.

Në vitet 2000-2011 është angazhuar në ekspertizë ligjore në organizata vendase e të huaja me fokus drejtësinë e të drejtat e njeriut si dhe mësimdhënie.

Gjatë periudhës kohore 2011-2021, ka ushtruar detyrën e Ndihmësit Ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Znj. Tafani ka eksperiencë të gjatë si eksperte e fushës dhe është autore e publikimeve profesionale e artikujve shkencorë mbi të drejtat e njeriut dhe drejtësinë.