Mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ndërkohë që është pajisur me Licencën e Avokatisë nga viti 2010, nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Ka një karrierë të gjatë si Këshilltar ligjor dhe Anëtar i Studios Ligjore “Investment Consulting & Legal Assistence”, përfaqësues ligjor pranë “Progress Construction” (CEO), jurist dhe përfaqësues ligjor pranë “Asset Menagment Group” sh.p.k, si dhe dy vite si Avokat Shteti pranë Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit, Tiranë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme etj. Gjatë kësaj periudhe ka ushtruar funksionet e tij në kuadër të këshillimit ligjor të anëtarëve të studios në raport me praktikat administrative në lidhje me Institucionet e Hipotekës, Bashkive etj, menaxhimin e riskut për pasuritë e paluajtshme, hartimin e dokumentacionit përkatës dhe përfaqësimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatat e Apelit Tiranë dhe Vlorë, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatën Administrative të Apelit.
Andi Gumaj ka kryer trajnime pranë Shkollës së Magjistraturës me tematika që lidhen me: “Masat e përkohshme procedurale në procesin civil”, “Padia, dimensionet materiale dhe procedurale”, “Pezullimi dhe pushimi i procesit civil, shkalla e parë, “Procedimet siguruese etj”, “Juridiksioni Kushtetues dhe ai Administrativ”, “Parashkrimi shues dhe dekadenca”, “Dilema në përcaktimin e kompetencës lëndore” etj.
Zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.