Mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Në vitin 2009 është diplomuar si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Më pas, në vitin 2011, është pajisur me Licencë Avokatie nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Zoti Myftari ka një karrierë të gjatë në administratën publike pasi ka qenë prej tetë vitesh anëtar i Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Tiranë, si dhe dy vite si Avokat Shteti pranë Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit Tiranë dhe Kryeministrisë. Ka eksperiencë në përgatitjen e projekt-vendimeve dhe kërkesë-padive në lidhje me verifikimin dhe shfuqizimin e akteve të pronësisë, përfaqësimin në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Kavajë dhe Durrës, Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Durrës, Gjykatat e Apelit Tiranë, Durrës dhe Vlorë si dhe Gjykatën Administrative të Apelit. Gjithashtu, ka qenë pjesë e Task-Forcave të ngritura nga Institucioni i Kryeministrisë, si dhe ka qenë përfaqësues i Komisionit Vendor, për çështjet e ngritura pranë Prokurorive të Rrethit Tiranë dhe Kavajë, në lidhje me kallëzimet e nisura Institucioneve të mësipërme, nga ana e këtij komisioni.
Në kuadër të fushës së veprimtarisë së funksioneve të ushtruara, ka kryer një sërë trajnimesh pranë Shkollës së Magjistraturës me tematika që lidhen me: “Masat e përkohshme procedurale në procesin civil”, “Dilema në përcaktimin e kompetencës lëndore”, “Padia, dimensionet materiale dhe procedurale”, “Pezullimi dhe pushimi i procesit civil, shkalla e parë, apel, Gjykata e Lartë”, “Procedimet në Dhomë Këshillimi”, “Procedimet siguruese etj”, “Juridiksioni Kushtetues dhe ai Administrativ”, etj.
Zotëron njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.