Joana Asimi

Mban pozicionin e Inspektorit jomagjistrat pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Është diplouar “Jurist” në vitin 2003, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Salentos, Itali. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet master në Fakultetin Juridik në Tiranë, ndërsa në vitin 2017 ka mbrojtur gradën “Doktor i shkencave juridike”, pranë këtij fakulteti. Ka marrë titullin avokat në vitin 2005.

Gjatë periudhës 2006-2013 ka shërbyer si specialiste juriste, në institucionin e Presidentit të Republikës. Si juriste ka punuar edhe në institucione të tjera publike, konkretisht pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Bashkisë së Tiranës, deri në vitin 2017.

Më tej, në vitet 2017-2020,  ka punuar si këshilltare ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor, pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Znj. Asimi ka qenë konsulente/eksperte në eventin “Support Ministry for Europe and Foreign Affairs of Albania to draft the fifth periodic report under the Convention on Elimination of all Forms of Discrimination Against Women (CEDAW)”.

Prej vitit 2003 vijon të jetë e angazhuar në mësimdhënie në disa universitete private dhe publike në vend.

Është e specializuar në fushën e të drejtës publike dhe ka kryer disa specializime në fushën e të drejtave të njeriut.

Zotëron gjuhën angleze, italiane e spanjolle.