Mban detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Z. Dvorani ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dega Juridik në vitin 2018. Gjithashtu ka përfunduar edhe ciklin e dytë të studimeve “Master Shkencor”, në të Drejtë Private dhe Biznesi, në Universitetin Europian të Tiranës në vitin 2020.
Pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve, në vitin 2018 nis punën pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si Specialist për Dixhitalizimin e Kartelave. Eksperiencën profesionale e ka vijuar në vitin 2021 si jurist pranë Avokaturës së Shtetit, pozicion të cilin e ka mbajtur deri në momentin kur u emërua në detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Z. Dvorani ka përvojë të konsiderueshme në raport me praktikën gjyqësore shqiptare dhe ndërkombëtare, me fokus jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Arbitrazhin Ndërkombëtar.
Ka marrë pjesë në një seri konferencash dhe trajnimesh në fushën e drejtësisë dhe është angazhuar si ekspert ligjor në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, frënge, italiane.