Prej Majit 2020 i është bashkuar Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si këshilltare e prej Shtatorit 2022 mban pozicionin Ndihmës Inspektor, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve.
Znj. Çabiri është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2004. Ka kryer studime pasuniversitare Master në “Qeverisje Korporatash” dhe “Audit në Administratë Publike”, respektivisht në vitet 2016-2017 dhe 2018-2019, pranë Universitetit Evropian të Tiranës dhe Universitetit të Bolonjës.
Në 16 vitet e eksperiencës së saj si juriste, znj. Çabiri ka punuar në pozicione të ndryshme të nivelit të mesëm drejtues në institucione publike dhe private, konkretisht Universiteti Bujqësor i Tiranës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Ka kryer trajnime në fushën e prokurimeve, legjislacionit, procedurave administrative dhe atyre gjyqësore.
Është bashkautore e monografisë në gjuhën angleze “Constitutional Law in Albania” dhe autore e “Islam and Women”.
Zotëron gjuhën angleze, italiane, franceze dhe greke.