Aktualisht mban detyrën e Këshilltares në Kabinetit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar me Titullin “JURIST” në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës, në vitin 1992.
Ka ushtruar për disa vjet profesionin si profesioniste e lirë në aktivitete private, ka një eksperiencë pune disa vjeçare në autoritetin mbikëqyrës të tregjeve të kapitaleve, 9 vjet si drejtoreshe e Drejtorisë Juridike pranë Ministrisë së Financave dhe rreth 5 vjet si Këshilltare pranë Departamentit të Monitorimit të institucioneve të Pavarura në Kuvendin e Shqipërisë.
Ka kryer një numër të vlerësueshëm trajnimesh të lidhura me eksperiencat e punëve që ka kryer.
Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.