Magjistrate. Prej Shkurtit 2020 mban pozicionin e Këshilltares në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2004 është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Barit Itali, dhe në vitin 2006 po në këtë Universitet ka kryer master 2 vjeçar në të Drejtë Penale, me rezultate të shkëlqyera në të dy nivelet. Prej vitit 2018 mban gradën “Doktor i shkencave Juridike” nga Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës.
Karrierën e ka nisur në vitin 2005 si pjesë e administratës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda, e më tej prej vitit 2006-2015, si Oficere e Policisë Gjyqësore Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda.
Në periudhën 2015-2019 ka punuar si prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë e më pas, 2019-2020 si magjistrate e komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë e prej vitit 2020 është komanduar në pozicionin e ndihmës magjistratit pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Znj. Kapo ka një përvojë të gjatë mësimdhënie si pedagoge e jashtme në universitete publike e jo publike dhe është autore e disa botimeve shkencore kombëtare e ndërkombëtare në fushën e të drejtës.
Zotëron tri gjuhë të huaja: italisht, anglisht dhe greqisht.