Në zyrat e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u zhvillua trajnimi me temë “Shqyrtimi i ankesave nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, me trajnere inspektoren magjistrate znj. Marsela Pepi.
Trajnimi me ndihmësmagjistratët dhe administratën e zyrës së ILD u fokusua tek zbatimi i ligjit dhe parimet e procedimit ligjor; objekti i veprimtarisë së ILD-së dhe subjektet që verifikohen prej saj; subjektet që iniciojnë procesin dhe mënyra e paraqitjes; shkeljet disiplinore si dhe procedura e trajtimit të ankesave, para hetimit disiplinor, gjatë hetimit disiplinor dhe në fund të hetimit disiplinor.
Trajnimet janë pjesë e procesit të brendshëm të punës së ILD për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të institucionit.