Znj. Arxheina Shkopi është Magjistrate, profili “Gjyqtar”. Prej muajit mars të vitit 2026 është komanduar në pozicionin e këshilltares pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Në vitin 2016 znj. Arxheina Shkopi është diplomuar për drejtësi, me “Medalje Ari” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Në periudhën 2016-2017, kryen ciklin trajnues pranë “Shkollës së Avokatisë”, të zhvilluar nga “Dhoma Kombëtare e Avokatisë” dhe merr titullin “Avokat”.
Në vitin 2017 znj. Arxheina Shkopi përfundon ciklin trajnues të zhvilluar nga “Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve” dhe më pas është licencuar, si “Ndërmjetëse”.
Prej vitit 2017 deri në shtator të vitit 2021, znj. Arxheina Shkopi, ka qenë e punësuar pranë një studioje avokatie.
Në periudhën 2021-2024, ka ndjekur studimet në “Shkollën e Magjistraturës” dhe në vitin 2024 ka marrë titullin “Gjyqtar”.
Prej muajit tetor të vitit 2024 e deri në mars 2026, znj. Arxheina Shkopi ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Znj. Arxheina Shkopi është e angazhuar në jetën universitare si pedagoge me kohë të pjesshme.
Gjatë karrierës së saj profesionale, Znj. Arxheina Shkopi është angazhuar vazhdimisht në trajnime të zhvilluara nga institucione e organizma të ndryshëm kombëtarë apo ndërkombëtarë, si dhe nga “Shkolla e Magjistraturës”.
Zotëron dy gjuhë të huaja: anglisht dhe italisht.
