ILD, INFORMIMI DHE SHËRBIMI NDAJ QYTETARËVE GJATË MUAJIT GUSHT

Gjatë muajit gusht 2026, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka vijuar angazhimin për garantimin e aksesit të qytetarëve në institucion, ofrimin e informacionit dhe administrimin me korrektësi, transparencë dhe në përputhje me kërkesat ligjore të kërkesave dhe ankesave të paraqitura.

Sektori i Ndihmës dhe Koordinimit të Informacionit dhe Sektori i Arkiv-Protokollit kanë ofruar shërbim të plotë gjatë gjithë muajit, duke garantuar marrjen, administrimin dhe trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

Gjatë kësaj periudhe:

  • 9 qytetarë janë asistuar pranë institucionit;
  • 8 qytetarë kanë marrë informacion nëpërmjet telefonit;
  • 3 kërkesa për informacion janë administruar nga institucioni.

Ndërkohë, Sektori i Arkiv-Protokollit ka administruar gjithsej 56 ankesa, nga të cilat 55 janë paraqitur nga qytetarët dhe 1 nga një institucion.