Vende Vakante

NJOFTIM

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 215, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisëˮ, i ndryshuar, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe vendimit të Kuvendit nr. 28/2020 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, të ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpall procedurat e rekrutimit për vendet vakante, si më poshtë.

Të gjithë të interesuarit të konsultojnë faqen zyrtare të ILD-së, për vendet vakante, të cilat do të shpallen në vijimësi.

02 Qershor, 2025

  1. 2 (dy) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa II-1
  2. 1 (një) Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa II-1
  3. 1 (një) Përgjegjës Sektori i Metodikës dhe Standardeve, në Drejtorinë e Analizës dhe Standardeve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa III-1
  4. 1 (një) Përgjegjës Sektori i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa III-1 
  5. 1 (një) Specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1
  6. 1 (një) Specialist në Sektorin e Analizës dhe Studimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1
  7. 1 (një) Specialist në Sektorin e Metodikës dhe Standardeve, në Drejtorinë e Analizës dhe Standardeve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1

21 Shkurt, 2024

  1. 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa: II-1
  2. 1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-klasa IV-1
  3. 1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1