Anxhela Tato

Prej Korrikut 2023 mban pozicionin Ndihmës Inspektor, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Znj. Anxhela Tato është diplomuar në vitin 2011 me titullin “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës.

Znj. Tato e ka nisur karrierën profesionale si specialiste në Drejtorinë e Njoftimeve në institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtës së Informimit. Në periudhën 2013 znj. Tato ka ushtruar funksionin e specialistes dhe në vijim Përgjegjëses për Konsulencën Ligjore dhe harmonizimin e Legjislacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave. Gjatë harkut kohor 2013-2020 ka marrë pjesë në disa grupe pune për hartimin e projektligjit dhe akteve nënligjore në fushën e strehimit dhe politikave sociale për programin e banesave me kosto të ulët. Më tej në vitet 2021-Dhjetor 2022 ka punuar si këshilltare ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca brenda vendit dhe është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe gjermane. ​