Daniela Sulaj (Konica)

Është inspektore magjistrate pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Zj. Sulaj është diplomuar në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë. Nga viti 2001 deri ne vitin 2004 ka ndjekur Shkollën e Magjistraturës dhe ka marrë titullin “Magjistrat Prokuror”.

Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës nga tetori 2004 deri në dhjetor të vitit 2007 ka ushtruar detyrën e Prokurores pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Nga dhjetor 2007 deri në shkurt 2021 ka ushtruar detyrën e Prokurores pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë. Gjatë kësaj kohe ka ushtruar detyrën e prokurores në Seksionin për të Mitur (për dy vjet), në Njësinë e Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin (Task-Forca), si dhe në Seksionin kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Znj. Sulaj është e certifikuar nga NITA (National Institute of Trial Advocacy – US Departement of Justice) si Trajnere për Aftësitë e Prezantimit të Çështjes në Gjyq.  Në cilësinë e ekspertes së fushës, është përfshirë në mësimdhënie pranë Shkollës së Magjistraturës, në kursin “Aftësitë e prezantimit të çështjeve në Gjyq” zhvilluar për studentët e Formimit Fillestar viti II-të, që nga viti 2013-të deri në vitin 2019. Gjithashtu, Zj. Sulaj është certifikuar si trajnere në kuadër të Projektit JUFREX (Reinforcing Judical Expertise on Freedom of Expression and dhe Media in South-East Europe) në lidhje me Nenin 10 “Liria e Shprehjes” të KEDNJ.

Zj. Daniela Sulaj ka kontribuar në hartimin e tekstit “Manual per hetimin e pastrimit te parave” botuar në mars 2013, i hartuar në kuadër të projektit të Binjakëzimit të BE-së në mbështetje për strukturat e hetimit të krimit financiar në Shqipëri.

Gjithashtu, është bashkautore e librit “Manual mbi dënimet alternative në Republikën e Shqipërisë”  botuar në maj 2020, i hartuar në kuadër të projektit “Alternativat e Dënimit – Alternativa për një jetë më të mire”.