Diana Dervishi

Prej korrikut 2023, Znj. Diana Dervishi ushtron funksionin e Këshilltarit në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Znj. Dervishi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1997, dhe ka kryer studimet në nivelin Master në të Drejtën Administrative Publike (2012). 

Ajo ka një eksperiencë të gjatë profesionale pranë Autoritetit të Konkurrencës, duke ushtruar funksionin e Sekretares së Përgjithshme, që prej vitit 2005.

Eksperiencat e saj të mëparshme shtrihen në sektorin privat dhe më tej atë publik, fillimisht në pozicionin juriste pranë Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, në periudhën 1999-2002, dhe në vijim si Ndihmës Avokate e Shtetit pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, në periudhën 2002-2005. Nga viti 2005, Znj. Dervishi zotëron titullin Avokat. 

Znj. Dervishi ka qenë pjesëmarrëse në një numër të madh trajnimesh të nivelit ndërkombëtar lidhur me të drejtën dhe praktikat e konkurrencës, si dhe fusha të tjera të së drejtës.