Enxhi Musa

Prej tetorit 2026, znj. Enxhi Musa ushtron detyrën e Ndihmësinspektorit, në Njësinë e Ndihmësinspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

​Ajo ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2017. Më tej, ka vijuar kualifikimin e saj akademik duke përfunduar studimet e programit master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

​Znj. Musa ka një përvojë të rëndësishme profesionale në fushën e së drejtës. Gjatë periudhës 2018–2023, ajo ka ushtruar profesionin e juristit në sektorin privat, duke fituar një perspektivë të gjerë në çështjet ligjore dhe tregtare.

Në vijim, gjatë periudhës 2023–2026, ajo ka kontribuar si specialiste pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike në Institucionin e Presidentit të Republikës, ku ka konsoliduar më tej ekspertizën e saj në fushën e së drejtës publike, hartimit të akteve me karakter ligjor dhe vendimmarrjes institucionale.

Znj. Musa zotëron aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhen angleze, italiane dhe spanjolle.