Ilma Bici

Prej Korrikut 2023, mban pozicionin e ndihmës inspektorit, në njësinë e ndihmës inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në vitin 2009 është diplomuar si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe po aty në vitin 2011, ka përfunduar studimet Master Shkencor në “E drejta Kushtetuese e Krahasuar dhe Europiane”.

Pas vitit 2013, zonja Bici, bëhet pjesë e administratës publike fillimisht si jurist pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e më pas në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në vitin 2020 i bashkohet Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, fillimisht si specialist, e më pas, si Përgjegjëse e Sektorit të Përfaqësimit dhe Raportimeve, dhe Drejtor i komanduar pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike.

Znj. Bicia ka kryer një sërë trajnimesh dhe përfaqësime brenda dhe jashtë vendit në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Ka qenë lektore në degën e juridikut pranë disa Universiteteve publike dhe private dhe si përfaqësuese e Shqipërisë, ka qenë fituese e çmimit të dytë në Konferencën Ndërkombëtare “Rebuilding the bridges of cooperation in the Balkan”, Rumani.

Zotëron gjuhën angleze, italiane, spanjolle dhe kineze (HSK 1).